KE propozon dhënien e mbrojtjes së përkohshme për ukrainasit që ikin nga lufta
E Mërkurë 2 Mars 2022, 09:45
TiranaPost
Komisioni Evropian ka propozuar dhënien e mbrojtjes së përkohshme për njerëzit që ikin nga lufta në Ukrainë , duke përfshirë një leje qëndrimi dhe akses në punësim dhe mirëqenie sociale.
I krijuar për t'u marrë me ardhjet masive të personave në BE, legjislacioni i ri do të sigurojë të njëjtin nivel mbrojtjeje në të gjitha shtetet anëtare.
Propozimi do të diskutohet nga ministrat e brendshëm të BE të enjten.
Tiranapost.al