Teksa Rusia bombardon Ukrainën, Biden: Putin s`e ka idenë ç`e pret’.
E Mërkurë 2 Mars 2022, 07:43
TiranaPost
Presidenti i SHBA Joe Biden paralajmëroi Vladimir Putin se lideri rus 'nuk e ka idenë çfarë e pret’’.
“Ndërkohë ai mund të bëjë fitime në fushën e betejës - do të paguajë një çmim të lartë, të vazhdueshëm, në afat të gjatë. Ai nuk e ka idenë se çfarë e pret”. Kaq tha Biden pa diçka konkrete.
Në frontin e luftës sa vjen dhe bëhet më e vështirë. Qindra mijëra ukrainas janë larguar nga shtëpitë e tyre, punët e tyre, shkollat e tyre që kur Putin urdhëroi një pushtim në shkallë të gjerë gati një javë më parë.
Deri tani Rusia nuk ia ka dalë ta pushtojë Kievin por lufta po bëhet e ashpër.
Gjatë kongresit amerikan, ashtu si në mbledhjen e Parlamentit Europian, kongresmenët duartrotikën në këmbë për rezistëncën ukrainase.