Ndizen sirenat e luftës në Kiev, dëgjohen disa shpërthime të njëpasnjëshme

E Martë 1 Mars 2022, 22:31
TiranaPost

Disa shpërthime të njëpasnjëshme u dëgjuan në një distancë të afërt me kryeqytetin e Kievit.
Sipas CNN sulmet janë shënuar në orën 22:40 sipas asaj locale, ndërkohë që më parë u dëgjuan sirenat e luftës të cilat paralajmërojnë sulmin rus.
Autoritetet ukrainase më herët u bënë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë të fshehur në vendstrehime dhe metro. Në orët e para të mbrëmjes së sotme, shpërthime të shumta u regjistruan në qytetin e Khrakov.