A e vutë re përkthyesin e presidentit Zelensky kur qau sot?!
Ka përkthyer me emocion dhe dukshëm duke qarë. Ngashërimat ndihen qartë në audion e përkthimit të Victor Shevchenko, ndërsa presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky përshkruante sulmet me raketa që goditën ‘Sheshin e Lirisë’ në qytetin Kharkiv dhe vranë disa njerëz.
Edhe Presidentja e PE, Roberta Matsola thotë në një postim në rrjetet sociale që u prek nga përkthyesi, të cilin e falenderon për punën e tij në një kohë kaq të vështirë.
“Ata që ndoqën fjalën e Volodymyr Zelenskyt në Parlamentin Europian pasdite mundën të ndjenin emocionet e njërit prej përkthyesve, teksa Presidenti i Ukrainës foli për bombardimet në rrugë dhe sheshe.
Më vonë gjatë ditës, u takova me Victor Shevchenko dhe e falënderova për punën e tij në këtë moment të vështirë për të, familjen dhe vendin e tij.” shkruan Metsola.