Aktualitet

5 persona të vravë e 5 të plagosur nga bombardimi i kullës televizive në Kiev

5 persona të vravë e 5 të plagosur nga bombardimi i kullës


Pesë persona janë vrarë dhe pesë të tjerë janë plagosur pasi forcat ruse sulmuan me raketa një kullë televizive në Kiev.

Ministria e Jashtme e Ukrainës tha më herët se Rusia u tregua barbare me sulmin ndaj kullës televizive pranë vendit përkujtimor të viktimave të Babyn Yar. Babyn Yar ishte një nga masakrat më të mëdha të hebrenjve gjatë Holokaustit nazist.

Në Tëitter, Ministria e Jashtme tha se "trupat ruse qëlluan mbi kullën televizive, pranë kompleksit Memorial #BabynYar. Kriminelët rusë nuk ndalen para asgjëje në barbarinë e tyre. Rusi = barbar".