Zelenksy i bën thirrje Rusisë të ndalë bombardimet para bisedimeve

E Martë 1 Mars 2022, 17:18
TiranaPost

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, thotë se Rusia duhet të ndalojë bombardimet e qyteteve ukrainase përpara se të fillojnë bisedimet për një armëpushim, raporton Reuters.
Duke folur në një intervistë në një kompleks qeveritar të ruajtur nga forca të shumta, Zelensky u kërkoi anëtarëve të NATO-s të vendosin një zonë ndalim-fluturimi për të ndaluar forcat ajrore ruse.
Ai këmbënguli se një zonë ndalim-fluturimi do të ishte një masë parandaluese dhe nuk synonte të tërhiqte aleancën e NATO-s në luftë me Rusinë.