Ish-presidenti rus i përgjigjet Francës: Luftërat ekonomike shpesh kthehen në të vërteta
E Martë 1 Mars 2022, 14:14
TiranaPost

Ish-presidenti rus Dmitry Medvedev i është përgjigjur komenteve të ministrit francez të financave Bruno Le Maire, i cili tha se Franca po bënte një luftë ekonomike kundër Rusisë për pushtimin e saj në Ukrainë.
"Kujdes fjalët, zotërinj," shkroi në Twitter Medvedev, i cili është zëvendëskryetari aktual i Këshillit të Sigurimit të Rusisë . "Mos harroni se në historinë njerëzore, luftërat ekonomike shpesh shndërroheshin në të vërteta."
Më herët të hënën, Le Maire tha në një intervistë me transmetuesin francez FranceInfo se vendi i tij dhe BE do të "fillojnë luftë totale ekonomike dhe financiare kundër Rusisë".