Kryetarja e PE: Ne kërkojmë hetimin e krimeve të luftës në Ukrainë

Kryetarja e Parlamentit europian, Roberta Metsola, gjatë konferencës së jashtëzakonshme ka kërkuar hetime të krimeve në Ukrainë.
Roberta Metsola: Ne kërkojmë hetimin e krimeve të luftës në Ukrainë dhe do të bëjmë që Putin të mbaj përgjegjësi për këto krime, ashtu siç do mbajë dhe Lukashenko, ne po përballemi me një kërcënim ekzistencial të Europës.
Zoti president faleminderit që i treguat botës të kundërshtosh agresionin.
Heroizmat e Ukrainës në ditët e sotme na fuqizojnë të gjithëve. Të gjithë ata ushtarë dhe njerëz që bënë sakrificën për të ndaluar trupat ruse dhe të gjithë ata qytetarë që sfiduan trupat ruse me trupat e tyre. Ata i treguan botës se ia vlen sakrifica dhe të gjithë ata që mbajnë mend çdo të thotë të jetosh në ekubatim.
Të gjithë ata që na shohin nga Ukraina dhe rreth botës dhe që besojnë në Europë dhe për gjithë ata që duan të jenë të lirë.
Sesi Europa do t’i përgjigjej agresionet ka qenë e qartë që në fillim. Shtet fqinje të Ukrainës paanin qindra mijëra refugjatë ukrainas në shtëpitë e tyre. Kemi shkuar më tej duke i dhënë asistencë dhe duke i siguruar armë Ukrainë. I kemi bërë të qartë Rusisë se avionët e tyre nuk janë më të mirëpritur në hapësirat tone. Kemi ndaluar propagandën e Kremlinit.
Njohim perspektive Europiane të Ukrainës. E mirëpresim kërkesën e presidenti Zelensky për anëtarësimin në BE të Ukrainës, sepse ne duhet dhe do të përballemi në të ardhme sëbashku.
Ne qëndrojmë me ju në luftën tuaj për mbijetese në këtë moment të errët të historisë sonë. Në PE ju do të gjeni gjithmonë një aletet dhe hapësirë për t’iu drejtuar gjithë botës.
Tiranapost.al