Presidenti Zelensky do lidhet live me Parlamentin Europian
E Martë 1 Mars 2022, 10:02
TiranaPost

Presidenti Zelensky do të lidhet me video live me Parlamentin Europian në orën 12:00.
Ndërkaq postimi i fundit i presidentit të Ukrainës, bën thirrje për armëpushim.
“Lufta me raketa, bomba dhe artileri të rëndë duhet të marrë fund menjëherë. Shkatërrim ekonomik. Ne do t`ju tregojmë se njerëzimi është i aftë të mbrojë veten.”
Zelensky ka firmosur dje aplikimin zyrtar për të kërkuar hyrjen e Ukrainës në Bashkimin Europian. Lidhja e sotme me video pritet të ketë diskutime në lidhje me këtë çështje.