Gjykata e Hagës do të nisë hetimet për krime lufte në Ukrainë
E Hënë 28 Shkurt 2022, 21:17
TiranaPost

Prokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale ka kërkuar miratimin e gjykatës për të hetuar krimet e dyshuara të luftës në Ukrainë, raporton Reuters.
Prokurori Karim Khan të premten shprehu shqetësimet e tij për luftën e Rusisë ndaj Ukrainës dhe tha se gjykata mund të hetojë krimet e luftës që lindin nga pushtimi.
"Hapi tjetër është të vazhdohet me procesin e kërkimit dhe marrjes së autorizimit nga Dhoma e Procedurës Paraprake të Gjykatës për të hapur një hetim," tha Khan sot në lidhje me kërkimin e miratimit për të hetuar.
Lituania më parë i bëri thirrje GJNP-së që të hapë një hetim për krimet e luftës të kryera nga Rusia dhe Bjellorusia në Ukrainë.