Ukraina thirrje ushtarëve rusë të dorëzojnë armët: Ju garantojmë amnisti të plotë dhe 5 milionë rubla
E Hënë 28 Shkurt 2022, 20:08
TiranaPost

Ministri i mbrojtjes i Ukrainës, Oleksii Reznikov, u ka bërë thirrje ushtarëve rusë që luftojnë në Ukrainë të dorëzojnë vullnetarisht armët dhe do të marrin amnisti të plotë dhe kompensim monetar.
Në një postim në Twitter, Reznikov shkruan:
“Ushtarë rusë! Jeni sjellë në tokën tonë për të vrarë e për të vdekur. Mos ndiqni urdhrat kriminale. Ne ju garantojmë një amnisti të plotë dhe 5 milionë rubla nëse dorëzoni armët. Për ata që vazhdojnë të sillen si pushtues, nuk do të ketë mëshirë.”