Lajme nga Bota

Video/ Shpërthime të mëdha në qytetin e Kievit

Video/ Shpërthime të mëdha në qytetin e Kievit
Disa shpërthime të mëdha janë dëgjuar në lindje të qendrës së qytetit të Kievit. Ato ishin shpërthimet më të mëdha të dëgjuara të hënën.

Fill pas shpërthimeve sirenat u dëgjuan në të gjitha anët e qytetit.

Më herët, ndërkohë që bisedimet midis delefacionit rus e ukrainas vazhdonin sipas raportimeve të CNN një lagje e banuar në Kharkiv, qyteti i dytë më i madh i Ukrainës, u godit nga një sulm me raketë.

Sipas Këshillit Bashkiak të Kharkiv, granatimet e fundit në qytet kanë lënë të vdekur një civile femër dhe 31 të plagosur. Të plagosurit përbëhen nga 15 ushtarakë dhe 16 civilë, sipas këshillit të qytetit në një deklaratë për shtyp.