Zelensky firmos aplikimin për anëtarësimin në BE
E Hënë 28 Shkurt 2022, 17:15
TiranaPost

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka firmosur aplikimin për anëtarësimin në BE.
"Sot kam nënshkruar aplikimin për anëtarësimin e Ukrainës në Bashkimin Evropian. Jam i sigurt se është e vërtetë." shkruan Zelensky në postimin e fundit në Instagram.

Zelensky i kërkoi Bashkimit Evropian ditën e sotme "të pranojë urgjentisht Ukrainën" në bllok.
“Ne i bëjmë thirrje Bashkimit Evropian që urgjentisht të pranojë Ukrainën duke përdorur një procedurë të re”, tha Zelensky në video-mesazh.
"Ne u jemi mirënjohës partnerëve që qëndruan me ne. Por qëllimi ynë është të jemi me të gjithë evropianët dhe të jemi të barabartë me ta. Jam i sigurt që e meritojmë. Jam i sigurt se është e mundur."