Volodymyr Zelensky: I kërkoj BE-së të pranojë Ukrainën urgjentisht në bllok
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i kërkoi Bashkimit Evropian ditën e sotme "të pranojë urgjentisht Ukrainën" në bllok.
“Ne i bëjmë thirrje Bashkimit Evropian që urgjentisht të pranojë Ukrainën duke përdorur një procedurë të re”, tha Zelensky në video-mesazh.
"Ne u jemi mirënjohës partnerëve që qëndruan me ne. Por qëllimi ynë është të jemi me të gjithë evropianët dhe të jemi të barabartë me ta. Jam i sigurt që e meritojmë. Jam i sigurt se është e mundur."
Zelensky tha se ai foli të dielën me presidentët e Portugalisë, Lituanisë, Francës dhe Polonisë, si dhe kryeministrat e Belgjikës, Spanjës dhe Mbretërisë së Bashkuar. "Mbështetja e koalicionit tonë kundër luftës është e pakushtëzuar dhe e paprecedentë," tha Zelensky.
Ndërkohë ekipi negociator i Ukrainës ka mbërritur në rajonin e Gomelit për të zhvilluar bisedimet me delegacionin rus.