Lajme nga Bota

Video\ Familjet në Ukrainë janë “copëtuar” pas pushtimit rus

Video Familjet në Ukrainë janë “copëtuar”

Familjet ukrainase janë copëtuar në konfliktin më të madh evropian që nga Lufta e Dytë Botërore. Gratë dhe fëmijët ukrainas lanë pas burrat dhe baballarët e tyre pasi autoritetet urdhëruan burrat e moshës 18-60 vjeç të qëndronin dhe të luftonin forcat e Kremlinit, raporton The Guardian.

“Ne e lamë babin në Kiev dhe babai do të shesë gjëra dhe do të ndihmojë heronjtë tanë, ushtrinë tonë, madje mund të luftojë”, tha Mark Goncharuk, një djalë i ri i mbytur nga lotët, ndërsa ai dhe të afërmit e tij iknin nga kryeqyteti.