Lajme nga Bota

Mbi 400 mercenarë rusë u urdhëruan të vrisnin Zelensky-n

Mbi 400 mercenarë rusë u urdhëruan të vrisnin Zelensky-n

Më shumë se 400 mercenarë rusë po veprojnë në Kiev me urdhra nga Kremlini për të vrarë presidentin Ukrainas, Volodimir Zelensky për të përgatitur terrenin që Moska të marrë kontrollin, ka thënë disa burime zyrtare për The Times.

Grupi Ëagner, një milici private e drejtuar nga një prej aleatëve më të ngushtë të Presidentit Putin dhe që vepron si një degë e shtetit, fluturoi me mercenarë nga Afrika pesë javë më parë në një mision për të vrarë Zelensky-n në këmbim të një bonusi të majmë financiar.

Informacioni në lidhje me misionin e tyre arriti në qeverinë ukrainase të shtunën në mëngjes dhe disa orë më vonë Kievi shpalli shtetrrethimin 36-orësh.

Tiranapost.al