Sulmi rus ndaj bazës ushtarake vret 70 ushtarë në Ukrainë
E Martë 1 Mars 2022, 07:52
TiranaPost

Mediat e huaja raportojnë se raketa grad mbi një bazë ushtarake ka vrarë 70 ushtarë të Ukrainës. Ngjarja mësohet të ketë ndodhur gjatë përballjes së ashpër të ditës së diel. Ndërkaq dje, forcat ukrainase kanë qenë duke kërkuar për të gjallë, nën rrënoja.



Sulmet ruse kanë vazhduar mbi Ukrainë edhe përgjatë natës, pavarësisht bisedimeve që nisën dje, të cilat nuk sollën ndonjë rezultat konkret.
Prej ditës së enjte të javës së kaluar (24 shkurt) forcat ruse kanë hyrë në Ukrainë me pretendimin për çmilitarizim dhe denazifikim.