Biden dhe aleatët e tij diskutojnë dhënien e ndihmave për Ukrainën dhe ndëshkimet ndaj Rusisë

Shtëpia e Bardhë tha se presidenti i SHBA, Joe Biden, dhe liderët botërorë “njohën guximin e popullit ukrainas përballë agresionit rus dhe diskutuan mbështetjen e tyre të vazhdueshme për Ukrainën, duke përfshirë sigurinë, ndihmën ekonomike dhe humanitare”, gjatë një telefonate të zhvilluar ditën e sotme.
Në bisedimet me Biden morën pjesë kryeministri kanadez Justin Trudeau, presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel, presidenti francez Emmanuel Macron, kancelari gjerman Olaf Scholz, kryeministri italian Mario Draghi, kryeministri japonez Fumio Kishida, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, presidenti polak Andrzej Duda, presidenti rumun Klaus Iohannis dhe kryeministri i Britanisë së Madhe Boris Johnson.
Shtëpia e Bardhë tha se grupi "diskutoi edhe përpjekjet e tyre të koordinuara për të imponuar kosto dhe pasoja të rënda që Rusinë të mbajë përgjegjësi ndërsa punohet edhe për të ruajtur stabilitetin ekonomik global, përfshirë në lidhje me çmimet e energjisë".