Lajme nga Bota

Video/ Diplomatët në OKB bojkotojnë fjalimin e Lavrov

Video/ Diplomatët në OKB bojkotojnë fjalimin e Lavrov

Diplomatë nga shumë vende kanë bojkotuar fjalimin e ministrit të Jashtëm rus në Gjenevë, në Konferencën për Çarmatimin në OKB, si një protestë ndaj pushtimit të Ukrainës.

Diplomatët u ngritën dhe u larguan nga Salla kur filloi të transmetohej një video-mesazh i para-incizuar nga Sergei Lavrov.

Lavrov iu drejtua Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut me një mesazh të regjistruar paraprakisht pasi ai kishte anuluar më parë praninë e tij për shkak të ndalimit të Rusisë për të hyrë në hapësirën ajrore të Bashkimit Evropian.

Ambasadorja e Ukrainës Yevhenia Filipenko, ishte në mesin e shumë diplomatëve që u larguan kur filloi të shfaqej video, duke e lënë dhomën pothuajse bosh.

Tiranapost.al