Lajme nga Bota

Transmetimet satelitore të medias “Russia Today” ndërpriten në gjithë BE-në

Transmetimet satelitore të medias “Russia Today”

Transmetimet satelitore të medias ruse të financuar nga shteti, ‘Russia Today’ pritet të mbyllen gjatë ditës së sotme në të gjitha vendet europiane.

Lajmi u bë i ditur nga ‘Société Européenne des Satellites’, kompania luksemburgase që shpërndan kanalin e cila tha se kishte gjetur hapësirat për të pezulluar transmetimin në të gjithë BE-në pas sanksioneve të shpallura nga vende të tjera.

SES dhe transportuesit e tjerë satelitorë janë ligjërisht të paaftë për të marrë vendime të tilla pa ndërhyrje rregullatore.

Një zëdhënës tha:

“Ne kemi punuar shumë ngushtë me qeverinë e Luxemburgut për një qasje të koordinuar të evropianëve që do t'i mundësonte Bashkimit Evropian të miratonte me shpejtësi një rregullore që do t'u lejonte operatorëve globalë si ne të pezullojnë kanalet specifike ruse menjëherë dhe me siguri.

Ne presim që këto sanksione të finalizohen sot dhe ekipet tona kanë punuar gjatë fundjavës me klientët dhe partnerët tanë për t'u përgatitur për t'i zbatuar.”