Shfaqet për herë të parë gruaja e presidentit Zelensky me një postim në Instagram

Olena Zelenksa, gruaja e presidentit ukrainas ka reaguar sot, në ditën e parë të pranverës me një status dedikuar grave të vendit të saj.
“Para luftës (sa e frikshme dhe ende e pazakontë duket ta thuash), dikur kam shkruar se në Ukrainë ka 2 milionë gra më shumë se burra. Kjo vetëm me statistika. Po tashmë kjo statistikë po merr një kuptim krejtësisht të ri. Sepse do të thotë që edhe vendi ynë aktualisht ka një fytyrë veçanërisht femërore.
Admirim dhe përkulje për ju, bashkëtdhetare të pabesueshme!
Për ato që luftojnë në radhët e Forcave të Armatosura, dhe për ato që u rreshtuan në mbrojtje. Për ato që shërojnë, kujdesen, ushqejnë.
Për vullnetaret që gjejnë gjithçka që nevojitet. Dhe ato që vazhdojnë të bëjnë punën e tyre të zakonshme - në farmaci, dyqane, transport, shërbime komunale, në mënyrë që jeta të vazhdojë dhe të fitojë.
Për ato që i çojnë fëmijët në strehimore çdo ditë pa bërë panik dhe i argëtojnë me lojëra e filma vizatimorë për të hequr mendjen e fëmijëve nga lufta. Për ato që lindin në strehëza, mes bombash.
Sot është dita e parë e pranverës. E mbani mend se si të gjithë e përshëndesnim njëri-tjetrin në këtë ditë, para luftës (përsëri, ajo fraza e frikshme)?
Diellin tashmë e shohim përmes tymit të bombardimeve! Gjithçka do të jetë pranverë, gjithçka do të jetë fitore, gjithçka do të jetë Ukrainë!”
Tiranapost.al