Lajme nga Bota

Video/ Parlamenti Europian ngrihet në këmbë në nderim të presidentit ukrainas Volodimir Zelensky

Video/ Parlamenti Europian ngrihet në këmbë në nderim

Fjalimi që Presidenti ukrainas Volodimir Zelensky mbajti në një lidhje të drejtpërdrejtë me Parlamentin Europian, por jo vetëm aq, e gjithë parabola që ka ndjekur presidentin në ditët e rezistencës gjatë pushtimit rus ka ngritur parlamentin Europian në këmbë duke duartrokitur për të.

"Mëngjesi i sotëm ka qënë tragjik për ne. Ka patur sulme në Kharkiv. Ka shumë universitete aty dhe Sheshi i Lirisë është sulmuar, është një nga sheshet më të mëdha. Ky është çmimi që po paguajmë për lirinë, për vendin tonë. Qytetarët e vendit tonë janë të bllokuar, nuk duam që askush të na bllokojë në lirinë tonë. Të gjitha sheshet tona do të quhen Sheshi iLirisë.

Ne kemi një dëshirë t'i shohim fëmijët tanë të gjallë, mendoj se është e drejtë. Ne po luftojmë për mbijetesë. Ne po luftojmë për të qenë anëtarë të barabartë të Evropës .

Ne jemi saktësisht të njëjtë me ju. Pra, provoni se jeni me ne. Provoni se jeni vërtet evropianë dhe atëherë jeta do të fitojë mbi vdekjen dhe drita do të fitojë mbi errësirën. Lavdi i qoftë Ukrainës" tha Zelenksy.