Zelensky pas bisedës telefonike me Biden: Duhet ta ndalojmë agresorin sa më shpejt

E Martë 1 Mars 2022, 19:30
TiranaPost

Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden dhe homologu i tij ukrainas, Volodomyr Zelensky kanë zhvilluar një bisedë telefonike, që ka zgjatur rreth 30 minuta.
“Sapo pata një bisedë me POTUS. U diskutua lidershipi amerikan për sanksionet anti-ruse dhe ndihmën e mbrojtjes për Ukrainën. Ne duhet të ndalojmë agresorin sa më shpejt të jetë e mundur. Faleminderit për mbështetjen tuaj!” shkruan Zelensky në llogarinë e tij në Twitter.
Zelensky në postimin e tij falenderon Biden për mbështetjen e treguar, ndërkohë sipas mediave të huaja, bisedimet u përqëndruan për ashpërsimin e sanksioneve ndaj Rusisë.