Anëtarësimi në BE/ Parlamenti Europian rekomandon që Ukrainës t’i jepet statusi kandidat

E Martë 1 Mars 2022, 18:39
TiranaPost

Parlamenti Europian ka rekomanduar që Ukrainës t’i jepet statusi kandidat. Vendimi vjen pas fjalimit që mbajti presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në një lidhje të drejtpërdrejtë me Parlamentin Europian më herët ditën e sotme.
Rezoluta në PE u miratua me 637 vota, ajo dënon sulmet e Rusisë dhe i bën thirrje asaj të tërheqë trupat nga Ukraina.