Lajme nga Bota

"Tregoji Putinit. Sytë e kësaj fëmije dhe mjekët që qajnë." Fjalët e një doktori pasi 6 vjeçarja humb jetën prej sulmit rus 

"Tregoji Putinit. Sytë e kësaj fëmije dhe mjekët

Një 6-vjeçare ukrainase humbi jetën pasi u plagos rëndë kur forcat ruse bombarduan qytetin e Mariupol të dielën.

Vajza e vogël, emri i së cilës nuk është bërë i ditur, u dërgua me urgjencë në spitalin më të afërt e veshur me pizhamat me njëbrirësh që papritur u përgjakën.

Babai i saj, gjithashtu i plagosur nga sulmi, i qëndroi pranë në ambulancë, ndërsa personeli mjekësor u përpoq ta shpëtonte duke i pompuar gjoksin, ndërkohë nëna e saj qëndronte jashtë automjetit duke qarë.

Ndërsa stafi mjekësor bëri gjithçka që mundej për të ringjallur vajzën e vogël, një mjek i tha një fotoreporteri të Açociated Press, i cili u lejua në spital, "Tregoji Putinit. Sytë e këtij fëmije dhe mjekët që qajnë."

Ekipi i mjekëve dhe infermierëve nuk mundi ta shpëtonte vajzën e vogël dhe trupi i saj u la në një tavolinë në një dhomë spitali, mbështjellë me xhupin e saj me ngjyra të ndezura, që gjithashtu ishte bërë me gjak.

Kjo histori e trishtë është vetëm një tjetër kujtesë e zymtë e kostos së luftës ndaj civilëve dhe ndikimit që ajo ka tek familjet, duke i lënë me pikëllim, zbrazëti dhe humbje.