Britania i vendos sanksione Bjellorusisë për shkak të mbështetjes ndaj Rusisë

E Martë 1 Mars 2022, 21:45
TiranaPost

Sekretarja e Jashtme, Liz Truss, ka njoftuar që Britania ka vendosur sanksione ndaj Bjellorusisë në përgjigje të mbështetjes së qeverisë për sulmin rus ndaj Ukrainës.
“Regjimi i Lukashenkos ndihmon dhe nxit në mënyrë aktive pushtimin e paligjshëm të Rusisë në Ukrainë dhe do të detyrohet të ndjejë pasojat ekonomike për mbështetjen e tij për Putinin.
Kemi nisur planin e parë të sanksioneve kundër individëve dhe organizatave bjelloruse.” shkruan Truss në Twitter.
The Lukashenko regime actively aids and abets Russia’s illegal invasion of Ukraine and will be made to feel the economic consequences for its support for Putin.
— Liz Truss (@trussliz) March 1, 2022
We've launched a first tranche of sanctions against Belarusian individuals and organisations.https://t.co/wjDf4zdUyF