Lajme nga Bota

Gazsjellësi Nord Stream 2 shpall falimentimin për shkak të sanksioneve

Gazsjellësi Nord Stream 2 shpall falimentimin për shkak të

Nord Stream 2, kompania që qëndron pas tubacionit të gazit, çertifikimi i së cilit u ndalua pas pushtimit rus të Ukrainës, ka shpallur zyrtarisht falimentimin.

Sipas një zyrtari zvicerian që foli për Radio dhe televizionin e Zvicrës kompania pushoi nga puna të gjithë punonjësit e saj, duke vënë në dukje sanksionet amerikane si arsyen e falimentit të kompanisë.

Sipas gazetarit Sam Jones nga Financial Times:

“Duke folur për SRF të martën në mbrëmje, drejtori ekonomik për kantonin e Zug, ku ndodhet Nord Stream, tha se autoritetet janë informuar sot se biznesi nuk ishte në gjendje të vazhdonte funksionimin e tij.

Nord Stream 2 nuk iu përgjigj menjëherë pyetjeve. Numrat telefonikë të listuar për zëdhënësit e saj të shtypit në Zvicër u shkëputën.

Rreth 106 punonjës - e gjithë fuqia punëtore lokale e kompanisë - kanë marrë tashmë zyrtarisht njoftimet e ndërprerjes, tha Thalmann-Gut, duke përmendur një afat të afërt të sanksioneve të SHBA kundër kompanisë si shkakun e kolapsit të saj sot.”