Si e përshkroi gazetari i CNN takimin me Zelenksy: Shkuam në një vend sekret me mjetet e tyre, ai m’u duk…


Mathew Chance, gazetari i CNN, i cili intervistoi për herë të parë presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky që pas fillimit të luftës tha që ishte e vështirë të lidhej me të.
“Është një moment shumë kritik, pasi shumë njerëz besojnë se rusët tani do përpiqen shumë për të pushtuar dhe për të marrë nën kontroll kryeqytetin e Ukrainës, Kievin.
Presidenti Volodymyr Zelensky është shfaqur si lideri i vërtetë i luftës. Ishte e vështirë të lidheshe me të, pasi vendndodhja mbahet shumë sekrete, ndodhet në qendër të Kievit, këtë më lejohet ta them.
Na u desh të takonim trupa shumë të armatosur në një vendtakimin e caktuar e më pas na çuan në ndërtesën që ndodhej në qendër të qytetit. Na u desh të ecnim në korridore shumë të errët, të mbushur me thasë rërë dhe të ruajtura nga forca të shumta të armatosura.” tha Chance.
Gazetari tha që Zelensky dukej i zbehtë, i rraskapitur nga lodhja, me sytë e kuq, i parruar dhe shumë i stresuar nga lufta që ka përfshirë Ukrainën. Ai kishte tre ditë pa takuar familjen.