Video/ ‘Punoj dhe fle, kaq’. Zelensky tregon nëse e ka takuar familjen këto ditë
E Mërkurë 2 Mars 2022, 08:53
TiranaPost
Presidenti i Ukrainës në shumë pak sekonda ka treguar, diku, nga shkallët e një bodrumi, si është dita e tij.
“Punoj dhe fle, kaq”, thotë ai.
Është konfuz pastaj nëse ka takuar familjen. Ndodh kur ditët dhe netët nuk kanë orë.
“Mund ta takosh familjen, fëmijët e tu?
Jo. Nuk mundem.
Kur ishte hera e fundit që i takove?
Para kësaj lufte. Jo, jo para kësaj lufte. I takova para tre ditësh. Në mes të luftës”, thotë ai.
Volodymyr Zelensky dhe bashkëshortja e tij Olena kanë dy fëmijë, një vajzë dhe një djalë.
Tiranapost.al