SHBA mbyll hapësirën ajrore për avionët e Rusisë
E Mërkurë 2 Mars 2022, 09:24
TiranaPost
SHBA, ashtu si BE dhe Britania e Madhe kanë vendosur mbylljen e hapësirës ajrore.
Presidenti Joe Biden njoftoi gjatë kongresit të së martës se avionët e Rusisë nuk mund të fluturojnë në hapësirën amerikane, për sa kohë Ukraina bombardohet.
View this post on Instagram
“Sonte po njoftoj se ne do të bashkohemi me aleatët tanë në mbylljen e hapësirës ajrore amerikane për të gjitha fluturimet ruse, duke e izoluar më tej Rusinë dhe duke shtuar një shtrëngim shtesë në ekonominë e tyre”, tha Presidenti.
“Shtetet e Bashkuara janë në krahët e aleatëve tanë në mbarë botën për t'iu përgjigjur agresionit të paprovokuar të Putinit kundër popullit të Ukrainës”, tha Sekretari i Transportit Pete Buttigieg.