Kina kundërshton sanksionet ndaj Rusisë: Nuk kanë shumë bazë ligjore

E Mërkurë 2 Mars 2022, 12:18
TiranaPost
Kina nuk do të bashkohet me Shtetet e Bashkuara dhe qeveritë evropiane në vendosjen e sanksioneve financiare kundër Rusisë , ka njoftuar rregullatori i bankave të vendit.
Pekini kundërshton sanksionet, tha Guo Shuqing, kryetari i Komisionit Rregullator të Bankave dhe Sigurimeve të Kinës.
“Ne nuk do t'i bashkohemi sanksioneve të tilla dhe do të mbajmë shkëmbime normale ekonomike, tregtare dhe financiare me të gjitha palët përkatëse. Dhe nuk i miratojmë sanksionet financiare, veçanërisht ato të nisura në mënyrë të njëanshme, sepse ato nuk kanë shumë bazë ligjore dhe nuk do të kenë efekte të mira”, tha Guo Shuqing.
Tiranapost.al