Lajme nga Bota

Navalny ju bën thirrje rusëve të protestojnë kundër pushtimit në Ukrainë

Navalny ju bën thirrje rusëve të protestojnë kundër

Kritiku i burgosur i Kremlinit, Alexei Navalny u ka bërë thirrje rusëve të organizojnë protesta të përditshme kundër fushatës ushtarake të Moskës në Ukrainë , shkroi zëdhënësi i tij në Tëitter të mërkurën.

“Alexei Navalny ka bërë thirrje që njerëzit të dalin dhe të protestojnë kundër luftës çdo ditë në orën 19:00 dhe në fundjavë në orën 14:00. në sheshet kryesore të qyteteve tuaja, kudo që të jeni”, shkroi zëdhënësi i tij Kira Yarmysh.

Navalny, kundërshtari më i shquar i Presidentit Vladimir Putin , u burgos vitin e kaluar pasi u kthye në Rusi nga Gjermania pas shërimit të tij nga ajo që testet laboratorike perëndimore konstatuan se ishte një përpjekje për ta helmuar atë me një substancw nervore Novichak.