Kryeministri Sanchez: Spanja do të dërgojë ndihmë ushtarake në Ukrainë
E Mërkurë 2 Mars 2022, 11:31
TiranaPost
“Spanja i është bashkuar aleatëve të saj dhe ka vendosur të dërgojë pajisje ushtarake për "rezistencën ukrainase", kështu deklaroi sot kryeministri Pedro Sanchez në fjalimin e mbajtur përpara Dhomës së Deputetëve.
"Meqë shoh se ka grupe politike që vënë në dyshim angazhimin e qeverisë për të dhënë ndihmë ushtarake për Ukrainën, dua t`ju njoftoj se Spanja do të dërgojë pajisje ushtarake për rezistencën ukrainase," shtoi kryeministri Sanchez.
Nesër bëhet fiks nga javë që nga hyrja e trupave ruse në Ukrainë. Që nga ajo ditë Ukraina po jeton mes bombardimeve, kurse pjesa tjetër e botës, mes terrorit.