Lajme nga Bota

Forcat ruse marrin kontrollin e termocentralit bërthamor më të madh në Europë

Forcat ruse marrin kontrollin e termocentralit bërthamor më

Forcat ruse kanë marrë kontrollin e zonës rreth termocentralit bërthamor të Zaporizhzhia të Ukrainës, sipas shefit të mbikëqyrjes bërthamore të OKB-së, Rafael Grossi.

Forcat ruse marrin kontrollin e termocentralit bërthamor më

Në një deklaratë, Grossi tha se diplomatët rusë në Vjenë informuan Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) se personeli ka vazhduar punën dhe se nivelet e rrezatimit "mbeten normale".

Termocentrali bërthamor i Zaporizhzhia është termocentrali më i madh në Evropë dhe ka gjashtë nga 15 reaktorët e energjisë bërthamore të Ukrainës, sipas deklaratës.