Portret me fara e drithëra. Zelensky frymëzon artistin nga Kosova
E Mërkurë 2 Mars 2022, 12:14
TiranaPost
Alket Pozhegu, artisti nga Kosova që ka thyer 3 herë rekordin Guinness krijoi portretin e Zelensky-t. Me qindra kilogram drithëra, fara luledielli, misri dhe oriz, e krijoi në rrugë së bashku me flamurin e Ukrainës.
Volodymyr Zelensky ka frymëzuar botën për shkak të qëndresës dhe motivimit të vazhdueshëm që i ka bërë ukrainasve për të mos u dorëzuar përballë pushtimit rus.
Tiranapost.al