Aktualitet

Ndryshojnë masat anti-Covid: Hiqet ora policore

Ndryshojnë masat anti-Covid: Hiqet ora policore

Komiteti i Ekpertëve u mblodh ditën e sotme dhe vendosi që të ndryshoheshin masat anti-Covid në vend pas uljes së rasteve me Covid. Sipas vendimit ora policore do hiqet dhe karantina për të infektuarit me Covid do të jetë 5 ditë.

"Nga këto informacione, kuptohet që kemi situatë më të favorshme epidemiologjike edhe se 1 javë më parë. Niveli i masave që kërkon kjo situatë vazhdon të mbetet e tillë. Ata që janë të infektuar me COVID do të qëndrojnë të izoluar për 5 ditë, nga ajo 10 ditore që ka qenë më parë. vaksinimi është e këshillueshme të fillojë që nga mosha 12 vjeç për të gjithë fëmijët jo vetëm për ata me sëmundje bashkëshoqëruese. Për ata që do hyjnë në Shqipëri duhet pasaporta e vaksinimit apo testi PCR. Për ata që nuk i kanë mbet në fuqi izolimi siç është rekomanduar. Përjashtim bëjnë fëmijët deri në 6 vjeç. Në aeroporte do lejohen të hynë vetëm pasagjerët që do udhëtojnë. Vijon ë mbete në fuqi rekomandimi për mbajtjen e maskës në ambiente e mbyllura. Mbetet në fuqi masa për grumbullimet. Mbete në fuqi edhe lejimi për grumbullimin deri në 50% të kapacitetit të ambienteve. Hiqet ora policore, por ndryshimi i këtyre masave do shkojë në përputhje me situatën epidemiologjike. Vjen në radhë të parë nga procesi i vaksinimit, që ko situatë të jetë e tillë dhe t’i ndalim qarkullimin e virusit si dhe mutacionet e tij duhet të vazhdojmë me intensitet vaksinimit. Të fillojmë që në moshën 12 vjeçare të vaksinohen. Ky ndryshim fillon në tre mars", tha Mira Rakacolli