Lajme nga Bota

Bisedimet Ukrainë-Rusi do të zhvillohen në mbrëmje

Bisedimet Ukrainë-Rusi do të zhvillohen në mbrëmje

Një raund i dytë i bisedimeve midis Ukrainës dhe Rusisë do të zhvillohet sonte, ka raportuar agjencia shtetërore ruse e lajmeve Tass, duke cituar një ndihmës të zyrës presidenciale të Ukrainës. Ndërkohë sipas medias bjelloruse Belta, delegacioni rus ka udhëtuar nga Kremlini për takimin.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov u tha gazetarëve se një delegacion rus do të jetë "në vendin e caktuar" të mërkurën për një raund të ri bisedimesh me Ukrainën, por nuk tregoi as vendodhje as orar.

Afër mbrëmjes, delegacioni ynë do të jetë në vend për të pritur negociatorët ukrainas, tha Petrov.

I pyetur për vendndodhjen e bisedimeve, Peskov u përgjigj:

Nuk do ta shpall vendin para kohe.

Të hënën, bisedimet midis delegacioneve ukrainase dhe ruse u zhvilluan në Bjellorusi, jo shumë larg kufirit ukrainas, por përfunduan pa ndonjë përparim.

Tiranapost.al