Mbi 15 mijë njerëz janë strehuar në metronë e Kievit për t’u mbrojtur nga bombat ruse
E Mërkurë 2 Mars 2022, 13:29
TiranaPost
Aktualisht, metroja e kryeqytetit Ukrainas po fsheh 15 mijë njerëz, raporton media ukrainase Kiev Independent.
Sipas Viktor Brahinsky, kreu i metrosë së Kievit, nëntoka mund të presë deri në 100,000 njerëz. Stacionet kanë në dispozicion ujë, tualete, ushqim dhe ilaçe.
“Metroja funksionon si transport dhe strehë që në ditën e parë të luftës, stacionet kanë ujë, tualete, ushqim dhe ilaçe. Shumë njerëz nuk kanë ku të shkojnë. Kjo strehë - u bë shtëpia e tyre e vetme. Janë mijëra e mijëra njerëz. Ky nuk është një ekzagjerim ... tani kemi deri në 15,000 banorë të Kievit. Infrastruktura është projektuar për deri në 100,000 njerëz.
Ekipi ynë është i rraskapitur, por ne po bëjmë gjithçka që mundemi për të shpëtuar jetën e civilëve të pafajshëm”.