Evente

Në 78-vjetorin e Besëlidhjes së Lezhës, Veliaj: Na duhet një Besëlidhje e Re e shqiptarëve drejt Europës

Në 78-vjetorin e Besëlidhjes së Lezhës, Veliaj: Na duhet

Nga Lezha, në ditën e 578-vjetorit të Besëlidhjes së Lezhës, ku u mblodh Unioni i Bashkive shqiptare të Rajonit, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, bëri thirrje për një Besëlidhje të re dhe moderne, atë për integrimin e të gjithë shqiptarëve drejt Bashkimit Europian. Takimi u mikpit nga kreu i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, dhe mori pjesë edhe kryetari i Bashkisë së Prishtinës, Përparim Rama.

Në 78-vjetorin e Besëlidhjes së Lezhës, Veliaj: Na duhet

“Sot ne duam të bëjmë thirrje për një Besëlidhje të Re, për një Besëlidhje të kohëve moderne të shqiptarëve, që e kanë vendin e tyre në Europë, dhe sot janë më afër se kurrë këtij objektivi. Ndaj, edhe ftesa për secilin prej jush është ta shfrytëzojmë këtë moment sa i kemi punët mirë, se historia mesa duket ndryshon. Një ditë gjërat shkojnë siç duhet dhe një ditë tjetër ndodh ajo që ndodhi në Ukrainë”, u shpreh Veliaj.

Duke folur për situatën e rëndë që po kalon Ukraina e pushtuar nga trupat ruse prej 6 ditësh, Veliaj ftoi të gjitha bashkitë pjesëmarrëse t’i bashkohen Bashkisë së Tiranës në ndihmat humanitare në drejtim të Kievit.

“Do të doja që kjo platformë të ishte edhe një ndihmë - ashtu siç e kemi filluar në Tiranë dhe në disa qytete të tjera, - për të çuar ndihma në Ukrainë, për të treguar solidaritet, kur sot i kemi punët mirë, kur sot kemi dy shtete shqiptare dhe kemi një njohje shumë herë më të madhe të të drejtave të shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, ishte thirrja e Veliajt.

Sot, tha ai, dielli ndrit për shqiptarët kudo në Ballkan dhe që të sigurohemi që ky diell të vazhdojë të shndrisë, është mirë ta duam, ta ndihmojmë dhe të bashkëpunojmë me njëri- tjetrin.

“Sot po lexoja një reflektim të presidentit Zelensky, i cili tha: ‘Lufta, me gjithë sfidat e jashtëzakonshme dhe vuajtjen e madhe, na mësoi ta duam njëri-tjetrin, na mësoi të heqim dallimet, të ndihmojmë njëri-tjetrin dhe çuditërisht natyra njerëzore qenka gatuar që vetëm kur është keq kujtohet ta dojë tjetrin’. Unë besoj se madhështia e një kombi nuk është nëse bashkëpunon në ditë të këqija, por kur bashkëpunon edhe në ditë të mira. Ne nuk e pengojmë njëri-tjetrin, përkundrazi e fuqizojmë njëri-tjetrin. Ne nuk e përçajmë shoqërinë, përkundrazi e bashkojmë shoqërinë. Kanë kaluar qindra vite nga koha e Skënderbeut dhe nuk na lipset vetëm bashkimi për hall, na lipset edhe bashkimi për punë, na lipset edhe bashkimi për të çuar projekte të tjera përpara, na lipset një bashkim që është përtej logove të partive tona, na lipset një bashkim që është përtej stemave të komunave e bashkive tona,” e vuri theksin ai.

Në takim morën pjesë kryetarët e komunave anëtare të Unionit të Bashkive dhe Komunave Shqiptare në Rajon.