Një përgjigje për ata politikanë gratanongrata që po sulmojnë qeverinë se nuk po ndihmon Ukrainën

Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në Twitter i ka kthyer përgjigje të gjithë politikanëve dhe analistëve që sipas tij akuzojnë qeverinë se nuk ka dhënë asnjë ndihmë konkrete për Ukrainën.
“Disa politikanë e analistë mbrojnë Ukrainën për të sulmuar qeverinë, që sipas tyre nuk ka dhënë asnjë ndihmë konkrete! Jo vetëm e kemi dhënë, po e kemi dhënë ndër të parët. Por nuk e kemi dhënë për t'u dukur këtu në Tiranë dhe aq më pak për të luftuar me gratanongratat e Tiranës!”, shkruan Rama.
Disa politikanë e analistë mbrojnë Ukrainën për të sulmuar qeverinë, që sipas tyre nuk ka dhënë asnjë ndihmë konkrete! Jo vetëm e kemi dhënë, po e kemi dhënë ndër të parët. Por nuk e kemi dhënë për t'u dukur këtu në Tiranë dhe aq më pak për të luftuar me gratanongratat e Tiranës!
— Edi Rama (@ediramaal) March 2, 2022
Tiranapost.al