Lajme nga Bota

BE vendos sanksione për 22 zyrtarë të ushtrisë bjelloruse

BE vendos sanksione për 22 zyrtarë të ushtrisë bjelloruse

Bashkimi Evropian vendosi sanksione ndaj 22 zyrtarëve të ushtrisë bjelloruse, për shkak të ndihmës së Minskut në pushtimin rus të Ukrainës.

Gjashtë gjeneralë dhe 16 kolonelë i janë shtuar listës së zezë të BE-së pasi “Bjellorusia po merr pjesë në pushtimin e paprovokuar rus të Ukrainës, duke lejuar agresion ushtarak nga territori i saj”, thuhet në dokumentin e sanksioneve, sipas raportimit të mediave të huaja.

Personave të sanksionuar do t’iu ndalohet udhëtimi në bllokun europian dhe do t’u ngrihen asetet.

Bjellorusia ka thënë se nuk po merr pjesë në pushtimin ushtarak, por më herët edhe Mbretëria e Bashkuar vendosi sanksione ndaj Minskut për shkak të rolit të tij në luftë.