Ruslana, fituesja e Eurovizion, është tani zëri i luftës dhe protestave në Kiev

Në 2013 këngëtarja e famshme që fitoi Eurovizionin, Ruslana, u shfaq si një nga frymëzueset e mëdha të protestave në Maidan në Kiev, në atë kohë kundër presidentit kukull pro-rus që refuzoi një marrëveshje me BE, duke e kthyer pas të ardhmen europiane të ukrainasve.
Pas revolucionit portokalli të 2004, protestat e 2013 janë të njëjtat. Studentë dhe të rinj që u rrahën e arrestuan nga regjimi i presidentit Viktor Janukoviç.
Ruslana këngëtarja që tashmë eshtë një aktiviste pro perëndimore, ka folur edhe para pak ditësh për DW, nga Ukraina ku thotë: “Jemi të shokuar sepse askush nuk ishte përgatitur për këtë. Ne lexuam, menduam që ishte thjesht informacion, por askush nuk e priste këtë (luftën), as prindërit, as miqtë e mi. Kievi është në qendër të Europës, por agresioni i ushtrisë ruse po e shkatërron. Unë jam një ushtare tani. E përdor zërin tim 24 orë për t’ju informuar ju, për t’u thënë të famshmëve nëpër botë: ‘Shikoni është e thjeshtë.
Unë, jam mjaftueshëm e fortë dhe po e përdor zërin tim për të ndaluar luftën, për të ndaluar këtë luftë të tmerrshme kundër botës. Pra përdoreni zërin tuaj si unë. Është shumë e thjeshtë, por zëri juaj mund të na ndihmojë. Mund të ndaloni luftën dhe të shpëtoni mijëra, miliona jetë njerëzish.’”
E pyetur gjatë intervistës nëse ndodhet në Kiev, apo nëse ka në plan të largohet këngëtarja u përgjigj:
“Për njerëzit si unë që qëndrojnë në Kiev është shumë e vështirë, sepse unë jam zëri i maidan, jam kundër propagandës dhe sulmeve të Putin. Jam e sinqertë dhe e fortë për të sjellë informacione. Prandaj nuk jam në Kiev. Ndodhem në Ukrainë, por në asnjë vend të Ukrainës nuk ka qetësi.”