Lajme nga Bota

Shpërthim i fuqishëm në Kiev pranë stacionit hekurudhor qendror

Shpërthim i fuqishëm në Kiev pranë stacionit hekurudhor

Një shpërthim i fuqishëm u dëgjua sot pranë stacionit hekurudhor qendror të Kievit. Reuters raportoi që një dëshmitar në Kiev tha se kishte dëgjuar shpërthimin që ishte aq i fortë sa bëri që toka të dridhej.

“Një sulm ajror rus goditi afër stacionit hekurudhor jugor të Kievit të mërkurën, ku mijëra gra dhe fëmijë po evakuohen”, tha në një deklaratë kompania hekurudhore e Ukrainës, Ukrzaliznytsya.

Ndërtesa e stacionit pësoi dëmtime të vogla dhe numri i viktimave nuk dihet ende, sipas deklaratës në të cilën thuhet se trenat funksionojnë ende.

Ndërkohë në një postim në internet, këshilltari i ministrisë së brendshme Anton Herashchenko tha se një shërbim i madh i furnizimit me ngrohje mund të jetë shkatërruar pas goditjes me raketë pranë stacionit hekurudhor të Kievit, duke lënë ndoshta pjesë të mëdha të qytetit të Kievit pa ngrohje gjatë temperaturave të ulëta.