Rusia ka lëshuar më se 450 raketa në Ukrainë, sipas zyrtarit amerikan
Rusia ka kryer "më shumë se 450 lëshime raketash", që nga fillimi i pushtimit të saj në Ukrainë, tha për gazetarët një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane.
Sipas zyrtarit raketat që po lëshohen janë të të gjitha madhësive, duke përfshirë "raketat me rreze të shkurtër, me rreze të mesme, raketa ajrore sipërfaqësore, raketa lundrimi".
"Kapacitetet e mbrojtjes ajrore dhe raketore të Ukrainës mbeten të paprekura dhe të zbatueshme" tha zyrtari.
Nuk ka pasur ndryshime të rëndësishme në Ukrainë që nga dita e djeshme, sipas zyrtarit të lartë të mbrojtjes, ndërsa SHBA-të vlerësojnë se Rusia ka vendosur 82% të fuqisë së saj luftarake në dispozicion.
E megjithëse nuk ka pasur "asnjë lëvizje të dukshme" të forcave ruse që përparojnë në Kiev që nga dje, Rusia ka rritur "raketat dhe artilerinë e saj që synojnë qytetin", sipas zyrtarit, duke përfshirë edhe rritjen e infrastrukturës së shënjestruar në qytet.
Zyrtari tha se ndërsa forcat ruse po sulmojnë Cherniv dhe Kharkiv, nuk ka pasur "asnjë lëvizje të dukshme nga rusët për të marrë kontrollin", e se forcat ruse janë "të bllokuara" jashtë atyre qyteteve.