Lajme nga Bota

Amanpour interviston Ministrin e Jashtëm të Ukrainës dhe pyetja që shtrohet është interesante

Amanpour interviston Ministrin e Jashtëm të Ukrainës dhe pyetja

Ata (Moska zyrtare) po ndërtojnë tezën e tyre për pushtimin e Ukrainës, dhe ka të bëjë pikërisht me çështjen që ka shtruar për diskutim gazetarja e famshme e CNN Christiane Amanpour, pretendimin e Lavrov se Zelensky dhe qeveria ukrainase ka diskriminuar rusët e Ukrainës dhe ju kanë kërkuar të largohen nga aty.

Sigurisht kjo është një përpjekje për të justifikuar luftën nga ana ruse, por sa qëndron kjo tezë? Ja pjesa e intervistës me ministrin e jashtëm të Ukrainës, Dmytro Kuleba, i cili e krahason Lavrov me personazhin e famshëm nazist, që i shërbente Hitlerit, si në këtë rast edhe Lavrov i shërben shefit të tij.

“Lavrov është von Ribbentrop i kohës së tij. Ai i shërben shefit të tij. Duart e tij janë të mbuluara me gjakun e fëmijëve ukrainas dhe ai do të mbajë përgjegjësi si bashkëpunëtor në krimin e agresionit dhe krimeve të luftës të kryera nga Putin në Ukrainë”, tha Kuleba.

Tiranapost.al