Lajme nga Bota

BE përgatit sanksione shtesë për Rusinë

BE përgatit sanksione shtesë për Rusinë

Bashkimi Evropian do të ndërmarrë sanksione shtesë kundër Rusisë nëse situata në terren në Ukrainë përkeqësohet, tha të enjten presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

“Qëllimi ynë është të shkurtojmë kapacitetin e Kremlinit për të bërë luftë me fqinjët e tij”, tha von der Leyen pas një takimi me presidentin rumun Klaus Iohannis.

“Ne duhet të bëhemi të pavarur nga gazi, nafta dhe qymyri rus. Vendosmëria jonë për të ecur përpara në këtë rast është më e fortë se kurrë,” shtoi ajo.

Tiranapost.al