Tech

Spotify dhe Netflix tërhiqen nga Rusia në përgjigje të pushtimit të Ukrainës

Spotify dhe Netflix tërhiqen nga Rusia në përgjigje të

Spotify dhe Netflix i janë bashkuar listës së kompanive që do tërhiqen nga Rusia pas pushtimit të saj në Ukrainë.

Netflix ka pezulluar të gjitha projektet dhe blerjet në Rusi, ndërsa Spotify mbylli zyrën për një kohë të pacaktuar.

Xhirimet për prodhimin e serialit në gjuhën ruse Zato do të ndërpriten ndërsa kompania tha se po vlerësonte ndikimin e pushtimit aktual të Ukrainës.

Që nga korriku i vitit 2021, legjislacioni rus i nënshkruar nga Presidenti Vladimir Putin ka detyruar kompanitë e huaja të mediave sociale të hapin zyra lokale ose t'u nënshtrohen kufizimeve të rënda.

Që nga pushtimi i Rusisë në Ukrainë javën e kaluar, qeveritë perëndimore u kanë kërkuar kompanive që të kundërshtojnë Putinin në çdo mënyrë të mundshme.