Lajme nga Bota

Zelensky i drejtohet NATO-s: Nëse nuk keni fuqi të mbyllni qiejt, më jepni aeroplanë

Zelensky i drejtohet NATO-s: Nëse nuk keni fuqi të mbyllni qiejt,


Presidenti i Ukrainës Zelensky ka dhënë një konferencë për shtyp, ku i bëri thirrje Perëndimit që t'i dërgojë avionë luftarakë.

"Nëse nuk keni fuqinë për të mbyllur qiejt (të vendosni një zonë të ndaluar fluturimi mbi Ukrainën), atëherë më jepni aeroplanë," tha ai.

"Nëse ne nuk jemi më atëherë, Zoti na ruajt, Letonia, Lituania, Estonia do të jenë të radhës." tha Zelensky duke nënkuptuar që këto vende do të jenë shënjestra e ardhshme e Rusisë.

Këto vende janë pjesë e aleancës mbrojtëse të NATO-s, prandaj nëse Rusia do të pushtonte një të tillë, do të ishte në luftë me të gjithë anëtarët.