Graham thirrje rusëve: Dikush ta heqë qafe Putinin, i bën nder Rusisë dhe botës
Senatori Lindsey Graham bëri një deklaratë të fortë mbrëmjen e djeshme teksa u bëre thirrje rusëve të vrasin Putinin.
Graham tha se Putin duhet të vritet nga njerëzit e tij, duke sugjeruar se kjo do të ishte mënyra e vetme për t'i dhënë fund krizës së nxitur nga pushtimi rus në Ukrainë.
“A ka një Brutus në Rusi? A ka një kolonel Stauffenberg të suksesshëm në ushtrinë ruse? E vetmja mënyrë si mund të marrë fund kjo luftë është që dikush në Rusi ta heqë qafe këtë djalë. Ju do t'i bënit vendit tuaj - dhe botës - një shërbim të madh”, tha Graham.
Në një postim të mëvonshëm ai shtoi: “Të vetmit njerëz që mund ta rregullojnë këtë janë populli rus. E lehtë për t'u thënë, e vështirë për t'u bërë. Nëse nuk doni të jetoni në errësirë për pjesën tjetër të jetës tuaj, të izoloheni nga pjesa tjetër e botës në varfëri të tmerrshme dhe të jetoni në errësirë, ju duhet të ngriheni”.
Graham shërbeu për më shumë se tre dekada si avokat në Forcat Ajrore të SHBA-së. Konsiderohet një zë me ndikim në politik dhe forcat ushatarake amerikane.