Rusia mbyll televizionin që e kundështonte. Transmetimi i fundit një ironi therëse me 'Liqenin e Mjelmave'
E Premte 4 Mars 2022, 08:41
TiranaPost
TV Rain, një stacion televiziv rus i fokusuar tek të rinjtë, shpesh kritik ndaj Kremlinit, u mbyll nga autoritetet shtetërore të enjten e djeshme. Stafi në një emision të fundit e mbylli me lajme dhe një protestë simbolike.
Të gjithë u mblodhën rreth tavolinës së lajmeve. Tabelat lart shkruanin 'jo luftë' ndërsa të gjithë u larguan së bashku.
Imazhi i transmetuar i studios së zbrazët u zëvendësua nga logoja e stacionit televiziv dhe më pas nga një shfaqje e baletit të Çajkovskit, “Swan Lake”.
“Liqeni i Mjellmave” u kujton rusëve kohën e grushtit të shtetit në 1991-shin, kur në pamundësi për të raportuar realisht lajmet, stacionet thjesht luanin pamjet e baletit, për tre ditë rresht, pa pushim.